Top Channel/7 gjeneralë rus të vrarë, ukrainasit fitojnë terren në Kiev. Rusia ndryshon strategjinë
26/03/2022 01:08

Rusia duket se po zvogëlon ambiciet e saj për luftën, e cila tashmë ka hyrë në muajin e 2. Ministria e Mbrojtjes tha se faza e parë e operacionit të saj ushtarak ishte "përgjithësisht" e përfunduar, duke u shprehur se tani do të fokusohen në "çlirimin" e rajonit lindor të Donbasit . Kjo deklaratë shënon një ulje të objektivave dhe vjen menjeherë pasi ministria e mbrojtjes e Rusisë pranoi se 1,351 ushtarë rusë kanë vdekur që nga fillimi i të ashtuquajturit "operacion ushtarak special" në Ukrainë. Por Inteligjenca amerikane vlerëson se shifra re ale ka të ngjarë të jetë mbi 7,000. Nga ana tjetër beteja të premten vahzdoi jashtë Kievit, ku sërish forcat ukrainase ruajtën përparësinë. Raportet nga inteligjenca e Mbretërisë së Bashkuar thanë se forcat ukrainase kishin rimarrë qytete dhe pozicione mbrojtëse deri në 35 km në lindje të Kievit. Po ashtu raportohet se të paktën 7 gjeneralë rus janë vrarë deri tani. Situata në Mariupol mbetet e rëndë. Kreu i ekipit të OKB-së atje tha se kishin informacion për varreza masive, ndërsa Zyrtarët vendas thanë se të paktën 300 njerëz u vranë në bombardimin e 16 marsit në Teatrin e Dramës. Ndërsa në kharkiv thuhet se civilët janë sulmuar gjatë marrjes së ndihmës humanitare. Nga ana tjetër Mbretëria e Bashkuar dhe vendet e tjera perëndimore besojnë se forcat ruse tani po vuajnë nga morali gjithnjë e më i dobët pasi po pësojnë humbje të mëdha në luftime.

Top News – Irani udhëhiqet nga ‘një fantazëm’ / Ajatollahu i ri nuk është parë askund, lufta ndizet
12/03 12:36
Top Channel/Goditen tre anije cisterne, “çmendet” nafta sërish-Irani: Do ta cojmë 200 USD për fuçi!
12/03 12:32
Top News – Qeveria iraniane nuk është në rrezik! Inteligjenca amerikane e bindur: Nuk po shembet
12/03 12:25
Top News – Irani, sulm me dronë në Kaliforni / FBI paralajmëron: ‘goditje surprizë’
12/03 12:24
Top Channel/ Frika për furnizimet, Gjermania “prek” rezervat kombëtare të naftës!
12/03 12:23
Top News – Irani ‘sulmon’ edhe Italinë / Sulm ajror mbi bazën në Irak, nuk ka të lënduar
12/03 12:21
Top News – Nga Kievi në Britaninë e Madhe / Dronët ukrainas ‘pushtojnë’ Evropën, prodhim masiv
12/03 12:20
Top News – ‘Irani është rrafshuar me tokën…’ / Trump: Nuk ka mbetur më asgjë për t’u sulmuar
12/03 12:02
Top News – Tym ngrihet mbi Bahrein / Dronë mbi aeroportin ndërkombëtar, sulmohen cisternat
12/03 12:01
Top News – Varka iraniane plot me eksploziv / Cisternat e naftës hidhen në erë, digjen pranë Irakut
12/03 11:59
Top Channel/ Trump: Është shëtitje, jo luftë. Sulmet përfundojnë kur themi ne
11/03 23:04
Top News – 3 kushtet e Iranit për fundin e luftës. Pezeshkian flet me Putin dhe homologun pakistanez
11/03 22:55
Top News – Qëndrimi i Spanjës për luftën në Iran, Trump kërcënon: Mund t’i ndërpres lidhjet tregtare
11/03 22:52
Top News- Shpërthimi në ambasadën amerikane, tre norvegjezë në pranga, lidhje me terroristët
11/03 22:47
Top News – Integrimi i Shqipërisë në BE / Marta Kos: Në fokus standardet për sundimin e ligjit
11/03 22:20
Top Channel/ Greqia kufizon fitimet për naftën, u vendos limite kompanive
11/03 21:51
Top Channel/ Merret vendimi, 400 milionë fuçi rezervë kundër kërcënimit iranian
11/03 19:47
Top Channel/ Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Teheranit, ambasadori iranian në OKB: Mbi…
11/03 18:38
Top Channel/ Irani nuk ndal kërcënimet: Do të shënjestrojmë bankat e lidhura me SHBA-në dhe Izraelin
11/03 18:36
Top Channel/ Sulm dronash pranë Aeroportit të Dubait, katër persona të plagosur
11/03 18:35
DIGITALB DIGITALB