62.000 litra naftë të kontrabanduara, të ardhura nga Libia drejt Durrësit janë sekuestruar nga një operacion i përbashkët me Policinë e Shtetit dhe Guardia di Finanza, që ka zgjatur 48 orë, në det dhe në tokë. Dy anijet e peshkimit, një shqiptare dhe një libiane të cilat dyshohet se po realizonin veprimtarinë e kundërligjshme në det po ashtu janë sekuestruar nga policia. Bëhet fjalë për anijen shqiptare “Geni” dhe anijen libane “ABOBAKR 124”, të cilat janë kapur duke shkëmbyer naftën e cila do të tregtohej në Shqipëri.