Rreth 6 mijë studentë të universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan nisin sot vitin e ri akademik. Të vaksinuar ose jo, këtë të hënë ata janë paraqitur në auditore me dyshimin se si do të vijohet më tej. Shumica të pavaksinuar, disa me maska e disa jo, askush nuk është kujdesur për distancën fizike.