Pesë drejtues mjetesh në Tiranë janë arrestuar brenda 48 orëve për shkelje të rregullave të qarkullimit. Pasi u ndaluan nga punonjësit e policisë këta shoferë kanë tentuar t’i korruptojnë, për t’i lënë të lirë. Njëri prej tyre nuk u kursye me vlerën e parave që i drejtoi efektivit të rrugores, duke i drejtuar 50 mijë lekë.