Në auditimin e dy rrugëve kombëtare, Bypassit Fier – Vlorë dhe Qukës Qafë Plloçë, KLSH ka gjetur një sërë shkeljesh dhe dëmesh financiare të shkaktuara nga dy projektet, nën administrimin e ARRSH. Kështu në zbatimin e punimeve, KLSH ka gjetur 5.35 milionë euro dëm financiar që këto kontrata i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit.