Një 45-vjeçar çek është arrestuar në pikën kufitare të kalimit në Morinë pasi po tentonte të trafikonte armë me makinën e tij. Policia tha se e ndaloi për kontroll shtetasi çek që drejtonte një automjet tip “Land Rover” dhe brenda mjetit i gjeti dhe sekuestroi një pistoletë të mbushur me fishekë, municion luftarak për këtë lloj arme dhe armë të tjera, 4 thika, 2 biçakë, 1 sëpatë brezi dhe 2 bombola me lëndë të dëmshme sprajt irritues.