Më shumë se 4 mijë shtëpi u përmbytën në Tajlandë si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Yom pas shirave intensivë që kanë përfshirë vendin. Nga përmbytjet janë prekur më shumë se 5000 njerëz në provincën Sukhothai, tha Qendra e Parandalimit të Fatkeqësive.