Pas festave të fundvitit, është shënuar një rritje e ndjeshme e të infektuarve me mutacionet Omicron dhe Delta të koronovirusit. Urgjenca e spitalit të Durrësit këto ditë është përballur me një fluks të lartë qytetarësh, deri 400 vizita në 24 orë. Edhe në urgjencën pediatrike numri i vizitave është 2-3-fishuar. Shumica paraqiten me simptoma gripale, karakterizuar nga temperatura e lartë dhe ethet.