40 miliardë dollarë ndihmë shtesë për Ukrainën është paketa e re e miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, ku Kongresi po përpiqet të vazhdojë rrjedhën e ndihmave ushtarake dhe të forcojë qeverinë në Kiev, për t'u përballur me agresionin rus. Paketa tani pritet të kalojë për miratim në Senat.