Damian Leka 39 vjeç është aksidentuar mesditën e sotme në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë. Aksidenti ka ndodhur në zonën e Golemit ku 39-vjeçari i cili nuk e ka njërën nga këmbët, me protezë po lëvizte me biçikletë ku një automjet tip audi e ka goditur me pasqyrën anësore duke e ngritur në ajër. Si pasojë e këtij aksidenti 39-vjeçari Leka ka marrë dëmtime të rënda në trup ku veç të tjerave ka thyer dhe këmbën tjetër.