Top Channel/ “38 ditë për të ndryshuar jetën”! Supervepra në skenën e Teatrit Kombëtar
30/12/2024 19:58

A mjaftojnë 38 ditë për të ndryshuar jetën? Për personazhet e komedisë së Giuseppe Della Misericordia, kjo është e mundur. Vepra që pati premierën në Teatrin Zonja e Bujtinës, u ngjit në skenën e Teatrit Kombëtar, me regji të Naun Shundit ka në qendër dy personazhe diametralisht të kundërt, bankierin Fabio dhe Lizën, një grua të këndshme por të rrëmujshme. Gjithçka nis kur Fabio bën një gabim në llogarinë bankare të Lizës. Publiku ndjek intrigat që krijohen mes dy protagonistëve që vijnë nën interpretimin e Naun e Raimonda Shundi. Historia mes tyre merr një rrjedhë tërësisht ndryshe në fund, kur kuptojnë se janë bërë për njëri-tjetrin. Pas shfaqjes së fundit për këtë vit, Shundi uron kolegët e tij dhe studentët e arteve, të jenë sa më gjatë në skenën e teatrit e të dhurojnë emocione për artdashësit. Uroj që të gjithë artistët të vazhdojnë ta duan këtë profesion të mrekullueshëm, çdo aktor do t'i uroja të dilte sa më shpesh në skenë, spektatori që kemi e meriton t'i kënaqim, t'i themi gjëra të mençura, të bukura. Uroj dhe studentët e Arteve, duke i përgëzuar për rrugën që kanë zgjedhur. Pa ata teatri do të vdiste, do të shkrihej.

Top Channel/ “Atje ku kishte fillimet”. Bashkëbisedim me protagonistët e ngjarjeve kundër diktaturës
11/12 15:34
Top Channel/ Korça nderon patriotët, homazhe dhe ekspozita në 109-vjetorin si krahinë autonome
10/12 20:09
Top Channel/ Shqipëria, 35 vite pas diktaturës! 15-vjetori i Institutit për Krimet e Komunizmit
10/12 19:58
Top Channel/ Pamjet e rralla të Shkodrës. Prezantohen fotografitë e Pallatit Yıldız
10/12 15:32
Top News- Lahuta, pjesë e UNESCO/ Zyrtarisht pasuri e trashëgimisë kulturore jomateriale
09/12 17:13
Top Channel/ Të rinjtë “pushtojnë” Piramidën! Mesazh edhe nga ambasadori Gonzato për 8 dhjetorin
08/12 19:44
Top Channel/ Gjuetia për sendet me vlerë/ Ambasada e SHBA, asistencë për të ndalur trafikimin
06/12 12:25
Top Channel/ Festivali i humorit/ Ikonat e humorit bëhen bashkë në skenën e teatrit “Migjeni”
06/12 12:24
Top Channel/ Ikonat e humorit bëhen bashkë në skenën e teatrit “Migjeni”
05/12 20:06
Top Channel/ “Kcimi i Tropojës” 1 vit në UNESCO! Koncerti bashkon artistët e trevave shqiptare
05/12 20:01
Top Channel/ Vjen në shqip libri i ambasadorit Hill, Rama: E njoha kur burgosi Fatos Nanon
05/12 19:59
Top Channel/ “Det i thellë Blu”, drama e fortë familjare në Teatrin Kombëtar deri më 14 dhjetor
04/12 12:28
Top Channel/ Festivali i Letërsisë Europiane, pjesëmarrës 12 autorë nga 13 vende anëtare të Unionit
03/12 12:37
Top Channel/ “Çdo gjë e shkëlqyer”! Mirëpritet monodrama e aktorit të “Portokalli”, Ledjo Lako
03/12 12:26
Top Channel/ Kalendari i Teatrit Eksperimental. Gjergj Përvazi: Do të kemi premierë tre shfaqje
03/12 12:25
Top Channel/ Muzika e filmave shqiptarë, koncert në TKOB që nderon kompozitorët e shquar
28/11 19:57
Top Channel/ Korça kujton Llazar Zai Fundon! Bust për intelektualin që pagoi me jetë fjalën e lirë
28/11 19:55
Top Channel/ “Gruaja me sirtarë”! Shfaqet premiera e dramës me mesazhe të forta kundër dhunës
25/11 20:09
Top Channel/ “In Memoriam, Ibrahim Madhi”/ Koncert në nder të violinistit në 80-vjetorin e lindjes
25/11 16:01
Top Channel/ “Kënga e Mjellmës” në TKOB! Testamenti i fundit muzikor i Schubert
24/11 19:54
BILETA Portokalli - Bileta