Sheshi para portit detar të Durrësit u kthye sot në një vend kujtese për një nga momentet më të rëndësishme të periudhës së tranzicionit shqiptar. Në 35-vjetorin e eksodit të marsit 1991, detarë, ushtarakë dhe dëshmitarë të asaj kohe u mblodhën për të përkujtuar ditët kur mijëra shqiptarë u nisën nga ky port drejt Italisë. Nuk munguan as incidentet.