31 urdhër arresti u ekzekutuan nga policia italiane këtë të martë në Napoli. Aksioni antidrogë nisi orët e para të mëngjesit dhe u krye në bashkëpunim me karabinierët. Sipas mediave italiane, të arrestuarit bashkëpunonin me grupet kriminale mafioze të De Luca, Bossa, Casella, Minichini, Rinaldi dhe Reale Camorra