Top Channel/ “3 pengje lirohen, Izraeli nis tërheqjen nga territori”! Arrihet marrëveshja në Gaza?
14/01/2025 21:51

Paqja në Gaza nuk ka qenë kurrë më pranë se tani që prej fillimit të konfliktit atje, të paktën këtë pretendim presidenti amerikan Joe Biden. Shpresëdhënëse janë edhe raportet në media sipas të cilave, në Katar negociatorët pritet të finalizojnë një ujdi, ç’ka nënkupton se Izraeli dhe Hamasi janë në prag të arritjes së një marrëveshjeje. Një burim palestinez i tha BBC-së se për të parën herë që nga fillimi i luftës, delegacione të të dyja palëve po zhvillojnë bisedime jo direkte në një njëjtën godinë. Hamasi thuhet të ketë hequr dorë nga disa prej kërkesave të tij. Marrëveshja thuhet se parashikon lirimin e tre pengjeve në ditën e parë të hyrjes në fuqi. Aktivizimi i saj do të pasohet nga tërheqja e trupave izraelite nga zonat e populluara në Gaza. Pas një jave, Hamasi duhet të lëshojë katër pengje të tjerë dhe shteti hebre duhet të nisë të lejojë kthimin e palestinezëve të larguar nga veriu i territorit. Nuk ka ende asgjë të sigurtë mbi afatet kohore, por sipas presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, marrëveshja për pengjet dhe armëpushimi në Rrip mund të përfundojë deri në fund të javës. Ndërkohë, kreu i diplomacisë së SHBA, Anthony Blinken do të paraqesë në Këshillin Atlantik një plan për rindërtimin dhe qeverisjen e Gazës pas luftës, thanë tre zyrtarë amerikanë. Plani bazohet në krijimin e një mekanizmi qeveritar që përfshin komunitetin ndërkombëtar dhe vendet arabe, të cilat gjithashtu mund të dërgojnë trupa në Gaza për të stabilizuar situatën e sigurisë dhe për të ofruar ndihmë humanitare. Ndërkohë që pritet finalizimi i ujdisë, në terren makthi vazhdon: Sulmet izraelite në Rripin e Gazës morën gjatë natës të paktën 18 jetë njerëzish, duke përfshirë këtu katër fëmijë e gjashtë gra, njëra prej të cilave shtatzënë.

Top Channel/ Trump presion Iranit para negociatave: Firmosni ose godasim
10/04 23:25
Top News – ‘Jeni gjallë për të biseduar’. Trump kërcënon iranianët: Uluni në tryezë të flasim
10/04 22:00
Top News – SHBA, të ardhura rekord nga lufta. Europa paguan faturën e konfliktit të Donald Trump
10/04 21:00
SHBA pezullon negociatat me Iranin?/ Eksperti jep detaje, ja e vërteta
10/04 20:18
Top Channel/ Ethet e negociatave SHBA-Iran! Blindohet kryeqyteti i Pakistanit për bisedimet
10/04 19:58
Top News – Macron kërkon të joshë Trumpin / Ftesë për në Versajë pas samitit të G7-ës
10/04 15:22
Top News – Opsionet ushtarake për Hormuzin / Starmer diskuton me Trump, koalicion vendesh
10/04 15:21
Top Channel/ Xi Jinping takohet me lideren e opozitës së Tajvanit: “Sinjal për Trumpin”!
10/04 14:57
Top News – Trump urdhëron Netanyahun-Frenohu! ‘Mbaje veten nën kontroll’, marrëveshja në rrezik
10/04 13:37
Top News – Ujku në arrati, mbyllet shkolla / Panik në qytet, nis një operacion masiv kërkimi
10/04 13:37
Top News- Debate mes VV e opozitës/ Rendi i ditës nxit debate në Kuvend, PDK akuza Kurtit
10/04 13:36
Top News – Trump do ‘auditojë’ NATO-n / Për ‘dështimin’ në mbështetjen e luftës me Iranin
10/04 13:36
Top News – Ajatollahu nuk do luftë me SHBA-në / Por kërkon ‘paratë e gjakut’ si kompensim
10/04 13:35
Top Channel/ Merz “shmang” kritikat ndaj Trump: “Nuk duam përçarje të NATO-s”!
10/04 12:14
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina-armëpushim për Pashkët Ortodokse, Putin trupave: Ndaloni zjarrin!
10/04 12:08
Top Channel/ Lufthansa sot në grevë: Në rrezik qindra fluturime, preken “pushuesit” e Pashkëve!
10/04 12:07
Top Channel/ “Nuk e kishim kështu fjalën”, Trump fshikullon Iranin për Hormuzin: S`është kjo ujdia!
10/04 11:33
Top News – Moska nuk do ta braktisë Kubën! Do ndihmojë ishullin komunist për energjinë
10/04 11:27
Top Channel/ Taksa për kalimin në Hormuz, ekspertët: Mund të jetë e paligjshme!
10/04 11:21
Top News – Artemis II po kthehet në shtëpi…Lëmsh zjarri në atmosferë, zbuluan sekretet e Hënës
10/04 11:07