2926 nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, të cilët kanë dalë me rezultate të shkëlqyera në mësime, janë mbështetur këtë vit arsimor me bursa nga Bashkia e Tiranës. Gjatë një takimi me një pjesë të tyre, kreu i Bashkisë, Erion Veliaj, tha se ndihet krenar për suksesin e çdo nxënësi.