Stuhi të dhunshme goditën rajonet qendrore e jugore të Gjermanisë mbrëmjen e djeshme. Metereologët regjistruan gati 26 mijë shkrepëtima në orë. Landi i Hesenit ishte ndër më të goditurit; shirat e rrëmbyer kanë bërë që bodrume e kate të para shtëpish të përmbyteshin, e po kështu edhe nënkalime ku u desh shpëtoheshin shoferët prej automjeteve që lundronin në ujë.