Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në SPAK rreth orës 9:00. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se kryedemokrati u pyet nga prokurorët për çështjen e 21 janarit. Ai u pa teksa kaloi pragun e prokurorisë dhe në dorë mbante një dosje, ndërsa ishte i shoqëruar nga truproja.