Fondacioni “Fundjavë Ndryshe”, festoi një dekadë aktivitet, në një event me mbi dy mijë të ftuar në sallën e ish-Pallatit të Kongreseve, që u mbush me kontribues dhe donatorë, akademikë, profesorë, artistë, personalitete të medias, krerë të institucioneve fetare nga të gjitha trevat shqiptare ne rajon dhe politikanë, nga kryeministri Edi Rama te ish-Presidentët Alfred Moisiu e Bamir Topi, lideri i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, ish-kryeministri maqedonas Talat Xhaferri dhe ish-kryeministri malazez, Dritan Abazoviç.