Top Channel/ 19 vende në Evropë në rrezik ekstrem nga zjarret, mes tyre edhe Shqipëria
20/07/2022 19:43

19 vende evropiane janë në alarm të rrezikut ekstrem nga zjarret, në një hapësirë që shtrihet nga Portugalia dhe Spanja në jugperëndim deri në Shqipëri dhe Turqi në juglindje, sipas Sistemit Evropian të Informacionit për Zjarret në Pyje. Ndërsa vala e të nxehtit të Evropës lëviz drejt lindjes, zjarret kanë detyruar dhjetëra mijëra njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre, duke mbuluar me tym pjesë të Italisë, Francës, Spanjës, Portugalisë e Greqisë. Ndërsa Gjermania, Hungaria dhe Italia janë goditur me temperatura të larta prej më shumë se 38 gradë . Dita e sotme shënoi pak lehtësim për Mbretërinë e Bashkuar , ku temperaturat u ulën nga niveli më i lartë i të gjitha kohërave prej 40.3 C të martën. Por disa zona rezidenciale rreth Londrës u lanë në gërmadha pasi zjarret shpërthyen nëpër pjesë të ndryshme të kryeqytetit, duke futur shërbimin e zjarrëfikësve në një krizë që nuk ishte që nga lufta e dytë botërotre. efekte Por i nxehti përvelues nuk po djeg vetëm evropën. Në Shtetet e Bashkuara, autoritetet po bëjnë thirrje për kujdes pasi vala e të nxehtit që nuk tregon shenja ngadalësimi po pjek rajonet jug-qendrore të vendit. edhe në Kinë, miliona qytete me popullsi të dendur po përjetojnë nxehtësinë ekstreme. Sipas Administratës Meteorologjike të Kinës, të paktën 31 qytete kineze lëshuan paralajmërimin e dytë më të lartë të alarmit portokalli, me temperatura që pritet të shkojnë deri në 37 gradë Celsius në 24 orët e ardhshme.

Top Channel/ 200 të vrarë nga Izraeli, Irani vendos Libani, si kusht për paqen
08/04 23:08
Top News- Re gjigande tymi e zjarr, avionët luftarakë izraelitë rrafshojnë ndërtesat në Libani
08/04 23:00
Top News-Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin: Zbardhen bisedat sekrete në “Situation Room”
08/04 22:49
Top News- “E kemi gishtin tek këmbëza”, Netanyahu mesazh të prerë për Iranin
08/04 22:48
Top News- Armëpushimi SHBA-Iran nuk e ndal luftën në rajon, Izraeli do shfarosë Hezbollah
08/04 22:45
Top Channel/ SHBA-Iran, takim paqeje në Pakistan të shtunën
08/04 22:42
Top Channel/ Zbulohet plani, Irani do taksë në “Bitcoin” për çdo fuçi naftë
08/04 22:41
Top Channel/ Opozita izraelite kritikon Netanyahun pas armëpushimit me Iranin: Dështim katastrofik
08/04 22:31
Top News- Lufta me Iranin ndan amerikanët, demokratët kundër Trump: Ta frenojmë
08/04 22:20
Top Channel/ ‘Ne i ndaluam sulmet ndaj Iranit që në 3 të mëngjesit’, ushtria izraelite: Në Liban…
08/04 20:14
Top Channel/JD Vance ndërpritet nga telefonata e Trump gjatë fushatës elektorale të Orban në Hungari
08/04 20:12
Top Channel/ Kush fitoi dhe kush humbi? “Pazari i madh” për Hormuzin
08/04 20:00
Top Channel/ Irani bllokon sërish Hormuzin! Armëpushim me SHBA në rrezik
08/04 19:58
Top News – ‘Biskota’ për Iranin. Trump kërkon uraniumin në këmbim të sanksioneve
08/04 16:45
Top News – Beteja mes Rubio e JD, Vance. Pse sekretari është favorit për të pasuar Trump në SHBA
08/04 15:19
Top Channel/ Kina pas marrëveshjes SHBA-Iran? The Economist: Nuk veproi vetëm Pakistani!
08/04 15:13
Top Channel/ Tregjet globale, vazhdon rënia e cmimit të naftës pas marrëveshjes SHBA-Iran!
08/04 14:54
Top Channel/ Kinës i vjedhin sekretet, hakerat marrin të dhënat nga superkompjuteri i qeverisë
08/04 14:53
Top Channel/ Greqia ndalon në 2027-tën mediat sociale për moshat nën 15 vjec!
08/04 14:30
Top Channel/ Armëpushimi në Iran, Starmer “kap momentin”: Niset drejt Gjirit Persik!
08/04 12:05