Mes përkeqësimit të ndjeshëm të gjendjes në Gaza, krerë të 19 agjencive të OKB-së dhe organizatave partnere i kërkuan Izraelit përmes një deklarate të përbashkët që “të përmbushë detyrimin e tij ligjor” për të dërguar furnizime mjekësore dhe ushqime, si dhe të ndihmojë operacionet humanitare në territorin e gjunjëzuar nga konflikti. Deklarata u bën thirrje edhe udhëheqësve botërorë të parandalojnë një katastrofë edhe më të keqe. “Sëmundjet janë të gjithëpranishme.