Një shqiptar është arrestuar në hyrje të Malit të Zi pasi është kapur me 18 kg lëndë narkotike të dyshuar kokainë. Mediat vendase shkruajnë se mjeti me targa franceze, i drejtuar nga një shqiptar, është ndaluar për kontroll të detajuar pas procedurës doganore të kontrollit të automjeteve dhe pasagjerëve.