Luftra, konflikte, arsye ekonomike, persekutim politik, ndryshimet e klimës: arsyet mund të jenë të ndryshme por të gjitha kanë një të përbashkët: i shtyjnë njerëzit të lënë plot ngurrim shtëpitë e tyre dhe jetën që njohin, për t`iu dorëzuar të panjohurës me shpresën e sigurisë apo prosperitetit për veten dhe të afërmit. 18 dhjetori shënon Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve, vendosur në vitin 2000 nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.