Top Channel/ 16 akuza në lidhje me skemat e ryshfeteve, shpallet fajtor senatori i Nju Xhersit
16/07/2024 21:38

Senatori i Nju Xhersit, Bob Menendez, është shpallur fajtor për 16 akuza të lidhura me një skemë ku ai merrte ryshfet, duke përfshirë shufra ari dhe një Mercedes-Benz, në këmbim të ndihmës së qeverive të huaja. Menendez, dikur kreu i Komitetit të fuqishëm të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë – tani përballet me perspektivën e dekadave në burg dhe përjashtimin e mundshëm nga partia Demokratike. Ai kishte pohuar se nuk ishte fajtor gjatë gjithë gjyqit tetë-javor, me avokatët e tij që argumentuan se dhuratat që ai pranoi nuk kualifikoheshin si ryshfet, sepse prokurorët nuk kishin arritur të provonin se ai ndërmori ndonjë veprim specifik si rezultat i marrjes së tyre. Gruaja e Menendez, gjithashtu përballet me akuza në rastin e ryshfetit, por gjyqi i saj u vonua në mënyrë që ajo t’i nënshtrohej trajtimit të kancerit të gjirit. Ajo është deklaruar e pafajshme, megjithwse avokatët e senatorit tw nju xhersit u përpoqën t’ia kalonin fajin zonjës Menendez. Një juri e dënoi Menendezin për të gjitha akuzat pas më shumë se 12 orësh diskutimi për tre ditë. Gjyqi zgjati nëntë javë. Gjatë gjyqit, prokurorët u mbështetën në dëshmitë e ekspertëve, emailet dhe mesazhet e Menendez për të treguar se senatori pranoi shpërblime të mëdha nga qeveritë e huaja. Ata thanë se dhuratat përfshinin shufra ari me vlerë mbi 100,000 dollarë. Menendez aktualisht po kandidon si i pavarur, duke shpresuar të mbajë vendin e tij në zgjedhjet e nëntorit, pasi shumica e demokratëve në shtet u larguan prej tij kur aktakuza që tregon shufra ari të fshehura në shtëpinë e tij u lëshua në fund të vitit të kaluar. Pamjet: AFP

Top Channel/ Rutte: Nëse Kina sulmon Tajvanin, Xi do i kërkojë Putinit luftë ndaj NATO-s
06/07 22:56
Top News- Presidenti izraelit pret Netanyahun/ Kërkon marrëveshje me Palestinën, edhe me kosto
06/07 21:21
Top Channel/ Thellohet tragjedia në Teksas, 68 viktima nga përmbytjet, mes tyre 21 fëmijë
06/07 20:11
Top News – Thyejnë kockat për të dalë nga avioni / Pasagjerët në panik, alarm në bordin e Ryanair
06/07 15:32
Top News-A nis kështu Lufta e Tretë Botërore? Rutte parashikon sulme të njëkohëshme nga Kina e Rusia
06/07 15:31
Top Channel/ Dita e Ashuras/Muslimanët shia në gjithë botën vajtojnë vr*sjen e Imam Hysenit
06/07 15:05
Top Channel/ Tragjedi në Teksas / 50 të vd*kur nga përmbytjet, 27 vajza ende të zhdukura
06/07 14:37
Top News – Foshnjet ruse ‘flasin’ për gjeopolitikë / Indoktrinim në moshë të vogël, liderët me IA
06/07 14:31
Top News – Kievi sulmon Moskën, mbyllen aeroportet/ Goditen avionët e Putinit, 120 dronë gjatë natës
06/07 13:51
Top News – ‘Qielli u ngjyros me të kuqe’ / Banorët në arrati nga zjarret, panik në Francë
06/07 13:46
Top News – Dalai Lama mbush 90 vjeç / ‘Festë’ në Himalaje, mijëra njerëz në ceremoni
06/07 13:32
Top News – Hapet toka, ‘gëlltit’ dy kamionë / Gropë masive në mes të qytetit, nuk ka të lënduar
06/07 13:30
Top News – Izraeli, bisedime me Hamasin / Dërgon delegacion në Katar, kërkohet armëpushim
06/07 11:56
Top News – “Fundi” i Trumpit, vjen partia e re / Musk themelon “Partinë Amerikane”, sfidon sistemin
06/07 11:52
Top News – Rusia përgatit ofensivë të re / Synon verilindjen e Ukrainës, komandanti zbulon planin
06/07 11:52
Top News – Rrafshohet kampi, zhduken fëmijët / ‘Fatkeqësi natyrore’ në Teksas, të paktën 51 viktima
06/07 11:50
Top News – Ajatollahu ‘del nga bunkeri’ / Lideri suprem i Iranit, në publik për herë të parë
06/07 11:49
Top Channel/ “America Party” e Elon Musk/ Themelon partinë e tij pak javë pas sherrit me Trump
06/07 10:55
Top Channel/ Izraeli, bisedime me Hamas/Tel Avivi dërgon delegacion ne Doha, do flasin me ndërmjetës
06/07 10:50
Top Channel/ Dalai Lama feston 90-vjetorin/Lutje për paqe dhe përplasjeje me Kinën për pasardhësin
06/07 10:49