Shifra rekord e numrit të emigrantëve ilegalë të ardhur përmes Francës me gomone nëpër ngushticën detare mes kontinetit dhe Britanise, ka mbritur në më shumë se 150 mijë, që është e njëjtë me banorët e një nga qyteteve mesatare të Britanisë, si Blackpool dhe shumë qyteteve të tjera. Kjo për veshët e britanikëve të lodhur me emigracionin është depresuese për një elektorat i cili gjashtë muaj pas ardhjes së laburistëve në pushtet i rendit shumë poshtë në sondazhet e opinionit publik.