Në fshatin e tij të lindjes, Zenelaj, u zhvilluan homazhe përkujtimore në nder të 15-vjetorit të vdekjes së Ziver Veizit, një nga katër viktimat e ngjarjeve të ’21 Janarit’. Familjarë, të afërm, banorë të zonës dhe përfaqësues të institucioneve morën pjesë në ceremoninë përkujtimore për të nderuar kujtimin e tij.