Një 15-vjeçar ka përfunduar në spital, pas konsumimit të një tullumbaceje me azot në Fier. Dyshohet se ai e kishte blerë tullumbacen me lëndën e dëmshme në një lokal. Gjatë megaoperacionit “Tempulli” ranë në pranga tre persona të cilët reklamonin lojëra me kompjuterë, për fëmijë dhe adoleshentë, në katin e parë të lokalit të cilin e kishin përshtatur për përdorim droge dhe për shitjen e tullumbaceve me azot. Policia gjithashtu bllokoi ambientin e përshtatur për këto veprimtari kriminale.