Top Channel/ 14 mijë dollarë për një vrasje, ‘modeli’ që po josh të miturit për të kryer krime
10/12/2025 20:59

Të miturit po përdoren gjithnjë e më shpesh si vrasës me pagesë, të manipuluar dhe të shtyrë të kryejnë krime të rënda kundrejt shpërblimeve të majme. Një model i ri kriminal, i lindur fillimisht në Suedi, po josh adoleshentët në internet me premtime për para të lehta, duke i transformuar lojtarët e rinj online në autorë të krimeve të rënda. Sipas medias italiane, rasti më tronditës vjen nga Suedia ku një fëmijë vetëm 11-vjeçar shkroi në Instagram “Mezi pres të shoh trupin tim të parë”, pasi një 19-vjeçar i përshkruar nga autoritetet si lehtësues i kishte ofruar 14 mijë dollarë për të kryer një vrasje. Fenomeni i njohur “dhunë si shërbim” tashmë është përhapur në Danimarkë, Finlandë, Francë, Islandë, Gjermani, Spanjë, Norvegji, Belgjikë dhe Holandë. Prillin e kaluar, Europol nisi Operacionin “Grimm”, i cili brenda gjashtë muajsh çoi në arrestimin e 193 personave në nëntë vende evropiane. Mes tyre: 63 autorë, 40 lehtësues, 84 rekrutues dhe 6 nxitës, ndërsa dhjetëra vrasje u parandaluan në kohë. Hetimet zbuluan edhe një kanal në Telegram me rreth 11 mijë anëtarë, i dedikuar për rekrutimin e të miturve si vrasës me pagesë. Shumë prej tyre shprehnin gatishmëri të udhëtonin në vende të tjera për të kryer krime. Rekrutimi shpesh ndodhte gjatë lojërave online, ku fëmijët josheshin me oferta të menjëhershme dhe pagesa të garantuara. Sipas Europolit, bëhet fjalë për një “makinë të mirëorganizuar kriminale”, me role të ndara qartë: Nxitësit, të cilët urdhërojnë dhe financojnë krimin, duke paguar deri në 20 mijë euro për një vrasje, rekrutuesit, që gjejnë adoleshentë përmes rrjeteve sociale dhe platformave të lojërave, lehtësuesit, të cilët sigurojnë logjistikën, rrugët e arratisjes dhe pagesa, autorët, pothuajse gjithmonë të mitur pa precedentë penalë, të padukshëm për autoritetet dhe lehtësisht të manipulueshëm. Vlerësimet e ekspertëve paralajmërojnë se ky model kriminal po evoluon me shpejtësi dhe rrezikon të shpërndahet edhe më gjerë në Europë, duke shfrytëzuar dobësinë dhe naivitetin e të rinjve në hapësirën online.

Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06