Protesta e opozitës në Tiranë ka vijuar edhe këtë të hënë, duke shënuar ditën e 121-të të tubimeve kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Pas fjalimeve dhe mesazheve të përcjella nga protestuesit, ku u kërkua largimi i qeverisë dhe u artikuluan akuza ndaj kryeministrit Rama, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit. Marshimi është zhvilluar në disa prej akseve kryesore të Tiranës, ndërsa protestuesit kanë vijuar të shprehin kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë përmes thirrjeve dhe parullave.