Edi Rama mbledh të shtunën socialistët në Gjirin e Lalëzit, në një Asamble Kombëtare që pritet të jetë më shumë sesa një takim për organizimin e partisë në prag të zgjedhjeve vendore të vitit 2027. Vëmendja do të jetë veçanërisht te Tirana, ku zhvillimet rreth Erion Veliajt kanë lënë të hapur pikëpyetjen se kush do të jetë kandidati i socialistëve për kryeqytetin. Por përtej zgjedhjeve, kjo Asamble zhvillohet në një moment jo të zakonshëm për Partinë Socialiste. Përplasja publike mes Ramës dhe Veliajt ka nxjerrë në pah krisjet brenda mazhorancës. Socialistët presin nga kjo asamble të dëgjojnë qëndrimet publike të kryetarit të PS-së për sa i përket Veliajt.