Xhetan Ndregjoni nuk i ndali asnjëherë përpjekjet për të sjellë nga Siria mbesën e tij, Eva. Për plot 12 vite, me mënyrat më të ndryshme, ai tentoi e tentoi shumë herë t’i sillte të motrës të bijën, të cilën bashkëshorti, përmes mashtrimit, ia mori duke shkuar në Siri e duke iu bashkuar Shtetit Islamik. Nuk kanë munguar rastet kur atë e kanë mashtruar me premtime false për ta kthyer Evën.