Qytetarët e Himarës dhe Dhërmiut deklarojnë se janë kontaktuar për të marrë lekë në këmbim të votës nga Fredi Beleri dhe mbështetësit e tij. “Erdhi policia në 12 të natës nga Himara, na ngriti nga krevati dhe nuk ka çojnë në Dhërmi, na pyeti për çfarë, unë i thash se nuk e njoh atë njeriun kush e ka bërë. Ishte Beleri na tha do të japim lekë, unë u thashë nuk dua lekë. Na tha 100 mijë lekë”, tha qytetari.