Rritja e temperaturave ka bërë që çdo ditë në pediatrinë e Elbasanit të ketë një fluks të pacientëve të vegjël që paraqiten për të marrë ndihmën mjekësore. Sipas mjekëve, çdo dite paraqiten per t’u vizituar rreth 100 fëmijë, ndërsa rastet e shtrimit janë më të pakta. Stina e verës është periudha kur fëmijët janë më të predispiozuar për t’u prekur nga virozat. Pothuajse të gjithë fëmijët, paraqiten në pediatri me të njëjtat simptoma, temperaturë e lartë, diare dhe të vjella. Nga ana tjetër mjekët këshillojnë prindërit të tregohen të kujdesshëm dhe të mos i ekspozojnë fëmijët në diell gjatë orëve të pikut.