Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj ishin në ditën e fundit të këtij viti në lagjen “5 Maji”, në Tiranë, ku sot kthehen në banesat e reja 100 familjet e para, nga 1100 në total. Kryeministri Rama tha se kjo është prova më e mirë për tu treguar atyre që flisnin para kohe dhe nuk kishin besim se ky projekt do të bëhej.