E fundit ditë e 2021 e gjeti kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj, në lagjen 5 maj në kryeqytet nga ku 100 familjet e para, morën çelësat e apartamenteve të reja. Me përfundimin e plotë të saj, lagjja do të ketë 3500 apartamente për 11 mijë banorë, përfshirë parkimin, hapësira shërbimesh për çdo objekt banimi, 5 godina publike, 3 objekte arsimore, një shkollë profesionale dhe objekte të kultit.