Erërat e forta dhe reshjet intensive të dëborës kanë lënë dhjetëra persona të vdekur dhe 23 të plagosur në stuhitë që kanë përfshirë Ukrainën që nga e diela. Stuhia shkaktoi dëme të mëdha në Ukrainën jugore, jug të Rusisë dhe gadishullin e Krimesë, të cilin Moska e aneksoi në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar në vitin 2014.