Pas një periudhe të gjatë reshjesh e moti të paqëndrueshëm, vera mbërriti me të gjithë forcën e saj. Por ndërsa të gjithë nxitojnë të shijojnë diellin në parqe apo plazhe, ekspertët e huaj paralajmërojnë edhe nga rreziku që bart ekspozimi ndaj tij për një koghë të gjatë. Kush rri gjatë në temperatura të larta, rrezikon hipertermi, një gjendje e ngjashme me ethet.