Top Channel ka siguruar pamjet nga kamera e sigurisë e vendosur përballë banesës ku ishte parkuar makina që u dogj gjatë natës në Korçë. Një person hodhi lëndën djegëse në pjesën e përparme të makinës dhe i vendosi zjarrin rreth orës 01:10. Në momentin e zjarrit ndodhi një shpërthim dhe ai nuk mundi të largohej në kohë.