Pas dërgimit të mijëra trupave dhe armatimeve drejt Kievit, Rusia ka paralajmëruar banorët e kryeqytetit ukrainas, të largohen ose të strehohen në vend të sigurara. Ministria ruse e mbrojtjes u ka thënë banorëve në Kiev që të lënë shtëpitë e tyre pasi planifikon të godasë me sulme ajorore një sërë objektivash në kryeqytetin ukrainas. Në një deklaratë pasditen e së martës, ministria e mbrojtjes thotë se forcat ruse po përgatiten të ndërmarrin "sulme me precizion të lartë" kundër "Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU) dhe Qendrës për Informacionin në Kiev.