Korsitë e dedikuara dhe respektimi i çiklistëve, kanë qenë në fokusin e rrugorëve. Krahas masave parandaluese dhe sanksioneve administrative për drejtuesit e biçikletave, në kryeqytet vijon njëkohësisht kontrolli i drejtuesve të mjeteve, të cilët shkelin normat e sjelljes gjatë lëvizjes. Duke qarkulluar kështu apo parkuar mjetet në korsitë e biçikletave, duke u kthyer në pengesë dhe rrezik serioz për çiklistët dhe të tjerët.