Tirana i kthehet normalitetit, rinis aktiviteti në shumicën e kopshteve dhe çerdheve në kryeqytet
03/12/2019 19:14

Sot, dita për fëmijët e kopshteve 11 dhe 52 në Njësinë 5, nisi me përrallën e Borëbardhës, e lexuar nga kryebashkiaku i Tiranës. I rrethuar nga dhjetra fëmijë, të cilët filluan si zakonisht mësimin, pas tërmetit të 26 nëntorit, Veliaj dha mesazhin se Tirana është e vendosur t’i kthehet jetës normale. Shumica e çerdheve dhe kopshteve publike të kryeqytetit hapën dyert në mëngjes për vogëlushët, pasi sipas tij, është shumë e rëndësishme që fëmijët t’i kthehen normalitetit. “Sot kemi hapur mbi 90% të kopshteve dhe çerdheve të Tiranës. Është një mesazh shumë i rëndësishëm për të treguar se jeta vazhdon, se Tirana është e vendosur t’i kthehet normalitetit. Kthimi i normalitetit nuk do të thotë të harrojmë çfarë ndodhi; përkundrazi, jemi më të përkushtuar për rindërtimin, për rehabilitimin e familjeve të prekura, jemi më të përkushtuar që ky dimër të zërë sa më shumë familje në kushte të mira pas tragjedisë, por siç e ka emrin edhe ky kopsht, kopshti “Cicërimat”, nëse nuk kemi cicërimat që sinjalizojnë se i jemi kthyer normalitetit, nuk kemi bërë asgjë”, tha ai. Për çerdhet dhe kopshtet që kanë ende nevojë për ndonjë meremetim të vogël, kryebashkiaku tha se punimet do të kryhen në kohë rekord, për t’u siguruar që javën tjetër, çdo gjë të jetë gati për të rifilluar aktivitetin në çdo institucion parashkollor të Tiranës. “Do të vazhdojmë riparimet edhe në ato 1 apo 2 kopshte që kemi për të bërë disa rregullime të fundit. Prindërit do të njoftohen që javën tjetër të jemi 100%, sot jemi 90%, do të shkojmë 100% në kthim në normalitet. Këshilla ime për prindërit është: qëndrojuni afër fëmijëve, nuk ju kushton asgjë t’u lexoni një përrallë, t’i përqafoni, t’i thoni të kam xhan, jam krenar për ty. Nëse kanë problem pagjumësinë të jeni aty për t’i vënë në gjumë”, u shpreh Veliaj. Sa i takon shkollave, ai sqaroi se një pjesë e atyre që nuk ofrojnë garanci për vijimin e mësimit do të prishen, ndërsa në pjesën tjetër që nuk paraqesin asnjë rrezik, do të bëhen vetëm riparime. “Disa shkolla do të prishen, siç është rasti i dy shkollave në Pezë dhe në Pezë të Vogël. Shkolla të rrënuara, të ndërtuara para 40-50 vitesh, të cilat do të bëhen të reja, më të bukura. Kurse në shkollat e tjera do të bëjmë riparimet e nevojshme dhe do të kemi njoftimet hap pas hapi edhe për hapjen e shkollave”, tha Veliaj. Më tej, ai theksoi se në këtë fazë është shumë e rëndësishme që të komunikohet vazhdimisht me fëmijët për t’u shpjeguar se s’ka më vend për frikë dhe se çdo gjë i është kthyer përditshmërisë. “Sot në këtë kopësht dhe në të gjitha kopshtet e Tiranës, jo vetëm kemi filluar normalitetin, por psikologët po punojnë me fëmijët, po ashtu edhe me edukatoret si të jenë më shpjeguese kur vjen puna për t’u shpjeguar fëmijëve se çfarë ka ndodhur, si të menaxhojnë frikën dhe stresin pas kësaj traume. Psikologët do të punojnë edhe me prindërit, ndaj është shumë e rëndësishme që pasi Tirana e kaloi me sukses integritetin fizik të ndërtesave, të kopshteve dhe të çerdheve, të ruajmë edhe integritetin mendor”, u shpreh Veliaj.

Top News/ Britania ‘dëbon’ azilkërkuesin e parë. Dërgohet në Ruanda, u largua vullnetarisht
30/04 23:15
Top Channel/ Aksident i trefishtë në Vlorë, plagoset shoferja
30/04 23:01
Top News/ Berisha sulmon SPAK: Dumani dhe Kraja i Sigurimit të Shtetit kriminelët më të rrezikshëm
30/04 23:00
Top News/ Berisha nuk përmbahet akuza kreut të SPAK: Altin Dumani bashkëpunëtor i krimit
30/04 23:00
Top News/ “U keni kallur datën, po i lemerisni me qëndresën “, Berisha i ekzaltuar për protestën
30/04 23:00
Top News/ Përplasen tre makina në Vlorë, nga aksidenti një i plagosur
30/04 22:54
Top News/ SHBA kërkon armëpushim në Gaza, Izraeli njofton planin e luftës
30/04 22:27
Top Channel/ Opozita sërish molotovë para bashkisë , humb ndjenjat një polic
30/04 22:07
Top News/ OKB kundër Izraelit për sulmin në Rafah: Do të përshkallëzonte konfliktin në rajon
30/04 22:05
Top Channel/ “Nëse nuk do telashe, prano…”! Si u rekrutua rusi që të merrte informacione në Gramsh
30/04 21:50
Top Channel/ Zbardhet dosja me dëshminë e ruses: Nuk doja të futesha brenda në uzinë, insistoi…
30/04 21:49
Top Channel/ Investimet, Rama vizitë në Theth, diskutime me banorët për rritjen e turizmit
30/04 21:47
Top News/ Protesta para Bashkisë, Berisha me elozhe: Mosbindja juaj civile ishte një kryevepër
30/04 21:46
Top News/ Protestuesit përplasen me policinë, molotov e gaz lotsjellës në tubimin e opozitës
30/04 21:32
Top Channel/ Veliaj përmend analistët: Një me pallat në mes të bllokut, nuk e lashë të vidhte pronat
30/04 20:43
Top Channel/ Protesta e opozitës, Veliaj: I ka marrë malli për ’94, çapaçulë me molotovë
30/04 20:42
Top Channel/ Veliaj në mbledhjen e Këshillit Bashkiak: E kanë mbushur stanin me lepuj, fundërrina
30/04 20:41
Top Channel/ Polici i FNSH-së bie pa ndjenja, opozita vijon protestën! Përplasje me policinë
30/04 20:40
Top Channel/ Shpërthime të fuqishme në Bashkinë e Tiranës, opozita hedh molotovë
30/04 20:40
Top Channel/ Protestë e dhunshme në Bashkinë e Tiranës, vendi nën pushtetin e molotovëve dhe tymit
30/04 20:40