Një 36 vjeçar ka rënë në pranga të policisë ditën e djeshme teksa u kap në flagrancë duke vjedhur në një banesë. Mësohet se ka thyer arrestin e shtëpisë, masë që e ka marrë për shkak se ka qenë i ndaluar për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.