Tërmetet, tjetër lëkundje. Epiqendra, sërish në zonën e Gjirit të Lalzit
08/07/2018 16:20
Lëkundjet sizmike kanë vazhduar edhe mëngjesin e kësaj të diele, duke e çuar në 580 numrin e tyre që nga lëkundja e parë e ditës së mërkurë, e cila u regjistrua me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter.