Tensionet me Iranin, SHBA: Do mbetemi vigjilentë
09/01/2020 18:50

Sipas direktivave të presidentit Donald Trump, ne do të mbetemi vigjilentë – tha zëvendëspresidenti Mike Pence të enjten duke shtuar se SHBA kishte marrë informacione inkurajuese nga shërbimet e inteligjencës se Irani po i kërkonte milicive aleate të mos sulmonin objektivat amerikane. Një ditë më parë, presidenti Trump, tha se mbi Iranin do të vendoseshin sanksione të reja por edhe konfirmoi se teherani ishte zbrapsur, pa përmendur veprime të tjera ushtarake. Ndërkohë, Irani po provon të tregojë se qëllimi i sulmit të tij, nuk ishte shkaktimi i viktimave. “Sulmet ndaj forcave amerikane në Irak mund të kishin qenë vetëm fillimi i një operacioni të gjerë në të gjithë rajonin nëse SHBA do të ishte përgjigjur” tha një komandant i lartë iranian, Amir Ali Hajizadeh. Në një intervistë për televizionin shtetëror iranian ai theksoi se Irani ishte përgatitur të lëshonte qindra apo edhe mijëra raketa ndërkohë që në të vërtetë më pak se 20 të tilla u lëshuan mbi bazat e Irbilit dhe Al asadit. Qëllimi sipas tij nuk ishte të vriteshin trupa amerikane, por operacioni mund të ishte planifikuar edhe në një mënyrë të atillë që deri në 500 persona të humbnin jetën në fazën e parë dhe mijëra të tjerë më pas nëse SHBA do të reagonte. Komentet e tij vijnë një ditë pasi Irani lëshoi raketa mbi bazat ku qëndronin forcat amerikane duke reaguar ndaj vrasjes së Soleimanit. Trump konfirmoi se asnjë viktimë nuk kish patur në këto sulme, as amerikan, as irakian dhe as të ndonjë kombësie tjetër. Sipas trupave italiane të vendosura në Irak, kanë qenë sistemet anti raketore amerikane Patriot ato që mbrojtën dy bazat në Irak dhe hapësirën përreth aeroportit të Irbilit. Edhe zyrtarë të tjerë amerikanë thanë se viktimat në sulme ishin evituar për shkak se sistemet e hershme të paralajmërimit kishin funksionuar me shumë efikasitet. Ndërkohë, SHBA tha edhe se ishte e gatshme të angazhohej pa parakushte në negociata serioze me Iranin edhe pas tensioneve të fundit. Në një letër drejtuar kombeve të bashkuara, SHBA e quajti vrasjen e Soleimanit si një akt vetëmbrojtjeje.

Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06