Në 10 vitet e ardhshme, qytetarët mund të përballen me tarifa më të shtrenjta të ujit. Në strategjinë kombëtare për sektorin e Ujësjellës-Kanalizimeve 2020-2030, të prezantuar nga qeveria, parashikohet një rritje prej 75% të tarifës së ujit deri në vitin 2030 me qëllim rritjen e qëndrueshmërisë financiare të shoqërive Ujësjellës Kanalizimeve.