Erion Llapushi dhe Artemisa Preçi ishin vetëm 6 vjeç kur do të merrnin në dorë për herë të parë violinën ndërsa gishtat e vegjël ende do të dridheshin para instrumentit të vështirë. Sot, instrumenti qëndron i sigurtë në duart e tyre ende të vogla, por i lëkundur para ëndrrave të mëdha.