Qeveria ka hedhur në konsultim publik projektligjin “Për Taksën e Pasurive të Paluajtshme”, i cili parashikon ndryshime të rëndësishme në mënyrën e taksimit të pronave në Shqipëri. Reforma synon që taksa të mos llogaritet më mbi vlerat referuese, por mbi vlerën reale të tregut të pronës, ndërsa normat e taksimit do të dyfishohen ose katërfishohen krahasuar me nivelin aktual. Programi "Top Talk" është emision i përditshëm që trajton tema aktuale në fushën e ekonomisë dhe biznesit. Me të ftuar të specializuar, analiza të thelluara dhe debate dinamike, programi sjell informacione të rëndësishme dhe opinione mbi zhvillimet më të fundit që ndikojnë në xhepat tanë, tregje dhe ekonomi.