Njohja e viteve të punës dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore për shqiptarët që kanë punuar jashtë vendit ka qenë prej vitesh një nga çështjet më të rëndësishme për emigrantët. Qeveria shqiptare deklaroi dje se ka miratuar në parim marrëveshjen me Slloveninë, ndërsa është njoftuar edhe avancimi i marrëveshjes me Poloninë, duke e çuar në 17 numrin e marrëveshjeve të nënshkruara ose në proces. Programi "Top Talk" është emision i përditshëm që trajton tema aktuale në fushën e ekonomisë dhe biznesit. Me të ftuar të specializuar, analiza të thelluara dhe debate dinamike, programi sjell informacione të rëndësishme dhe opinione mbi zhvillimet më të fundit që ndikojnë në xhepat tanë, tregje dhe ekonomi. Nga e hëna në të premte, ora 15:45 Autor/Moderator: Jetona Kocibelli