Policia e Durrësit, ka gjobitur me 5 mijë lekë, kryetaren e LSI, Monika Kryemadhin. Gjoba ka ardhur për shkak se ajo ka shkuar të takojë banorët e Durrësit, pa mbajtur maskë dhe pa ruajtur distancë fizike. Kjo është gjoba e dytë kundrejt Kryemadhit dhe sipas masave të reja anti-covid, përsëritësit që kryejnë shkelje, nga 3 mijë lekë, gjobiten me 5 mijë lekë. Ndërkohë Kryemadhi ka hedhur edhe akuza ndaj kryeministri Rama, duke thënë se populli shqiptarë do ta gjobisë atë në zgjedhjet e ardhshme. “Do ta gjobisin shqiptarët bam bam. Do t’ja çjerrin maskën shqiptarët Edi Ramës.”