Presidenti amerikan, Donald Trump tha se beson se Britania mund të ketë një marrëveshje thelbësore tregtie me Shtetet e Bashkuara pasi të dalë nga Bashkimi Europian. Trump foli ndërsa ai dhe kryeministrja Theresa May mbajtën një takim me liderët e biznesit, në ditën e dytë të vizitës së tij në Britaninë e Madhe.