Sulmi në ambasadë/ Podgorica dënon mosveprimin e autoriteteve serbe, ambasadori thërritet për shpjegime
03/01/2020 15:24

Tensioni midis Malit të Zi dhe Serbisë ka arritur një tjetër nivel pas sulmit të mbrëmshëm ndaj Ambasadës malazeze në Beograd. Foto/ Sulmohet Ambasada e Malit të Zi në Beograd, reagon kryeministri Markoviç Ministria e Jashtme e Malit të Zi ka dënuar me forcë përpjekjen e protestuesve për të djegur flamurin, duke e konsideruar akt të papranueshëm. Në deklaratë kritikohet edhe mosveprimi nga ana e autoriteteve vendase. “Megjithëse sulmi ndaj ambasadës u njoftua dy ditë më parë dhe zgjati më shumë se një orë, është e pakuptueshme që agjensitë e sigurisë së Republikës së Serbisë nuk bënë pothuajse asgjë për të parandaluar goditet piroteknike dhe sulmin ndaj simboleve kombëtare të Malit të Zi”, thuhet në deklaratën e Podgoricës. Mali i Zi kërkon nga autoritetet serbe që të reagojnë dhe të dërgojnë përpara drejtësisë autorët e sulmit. Për ngjarjen, Ministria e Jashtme ka thirrur në takim për të dhënë shpjegime ambasadorin serb në Podgoricë. Situata midis dy shteteve ballkanike u përshkallëzua pas vendimit të Parlamentit për të kaluar një ligj për komunitetet fetare. Sipas komunitetit serb në Mal të Zi dhe zyrtarëve në Beograd, me këtë ligj Podgorica synon të përvetësojë pronat e Kishës Ortodokse. Kisha Ortodokse Malazeze e ka humbur pavarësinë e saj prej dekadash, duke qëndruar nën autoritetin e Kishës Serbe, por së fundmi janë shtuar përpjekjet në fqinjin tonë verior për të fituar autoqefalinë e Kishës.

Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06